Pashkët katolike, Papa Leoni udhëheq “Udhën e Kryqit”, mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Botë | 7 muaj më parë

Në ceremonitë e së Premtes së Madhe, Papa Leoni XIV udhëhoqi ritualin tradicional të “Udhës së Kryqit” në Koloseum, i shoqëruar nga rreth 30 mijë besimtarë. Këtë vit, procesioni u shënua nga një simbolikë e veçantë, pasi Ati i Shenjtë mbajti vetë kryqin përgjatë të gjitha 14 stacioneve, duke u bërë i pari Papë në mbi tre dekada që e mban kryqin gjatë gjithë rrugëtimit.

Historikisht, Papa Gjon Pali II dhe Papa Benedikti e ngrinin kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit, ndërsa Papa Françesku vitet e fundit e ndiqte ceremoninë nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.

Në meditimet e lexuara gjatë ndalesave, Papa Leoni XIV foli për luftrat dhe abuzimin me pushtetin:

“Disa njerëz mendojnë se kanë marrë pushtet të pakufizuar dhe besojnë se mund ta përdorin dhe abuzojnë atë, pavarësisht nga vullneti i tyre. Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin që ka marrë: pushtetin për të gjykuar, por edhe pushtetin për të filluar ose përfunduar një luftë”, tha Papa.

Ky është viti i parë që Papa amerikan, i zgjedhur në maj 2025, kryeson festimet e Javës së Shenjtë, të cilat përkujtojnë ditët e fundit të Krishtit para ringjalljes së tij në Pashkë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme