Vodhën sende me vlerë në një kasafortë brenda një banese në Tiranë, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për grabitjen e një banesë në Tiranë. Pas marrjes së njoftimin, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Access”, duke arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit për vjedhje me thyerje në një banesë në rrugën “Zihni Sako”.
Të arrestuarit janë A. H., 45 vjeç dhe A. G., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën menjëherë pas vjedhjes së një kasaforte, brenda së cilës ndodheshin sende me vlerë dhe një armë zjarri me municion, e cila posedohej me leje nga pronari i banesës.
Gjatë kontrollit në një ambient të kamufluar si biznes, të përshtatur nga shtetasi A. G., policia konstatoi se ky shtetas modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.
Hetimet paraprake tregojnë se të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan sendet me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet, me vlerë rreth 30 000 euro.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të dy të arrestuarve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




