Mbrojtja e kullotave dhe pyjeve në Sarandë, administrohen me kapacitete të përcaktuara

Bujqësi | 7 muaj më parë

Bashkia Sarandë ka arritur të mos regjistrojë asnjë rast zjarri në fondet pyjore-kullosore gjatë tre viteve të fundit, falë një menaxhimi të mirë të territorit dhe rritjes së përgjegjësisë nga ana e blegtorëve.

Ky rezultat vjen në një kohë kur shumë zona të tjera të vendit janë përballur me zjarre të shpeshta, duke e kthyer Sarandën në një shembull pozitiv të administrimit të qëndrueshëm të kullotave dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Kemi rreth 3 vjet që nuk kemi asnjë rast zjarri në fondin pyjor të kullotave”, u shpreh Mustafa Lama, Drejtor i bujqësisë.

Territori kullosor i bashkisë shfrytëzohet nga dhjetëra blegtorë, të cilët merren me mbarështimin e bagëtive në kushte të përshtatshme natyrore.

“Në territorin e bashkisë Saranda shtrihen rreth 1400 hektar pyje dhe kullota kemi rreth 34 blegtor dhe kemi strehuar rreth 5000 krerë bagëti të imëta”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, bashkia ka vendosur rregulla të qarta bashkëpunimi me përdoruesit e kullotave, duke rritur përgjegjësinë për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollin e territorit.

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme