Aksident tragjik në Francë, treni përplaset me kamionin, humb jetën makinisti, plagosen 27 persona

Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një kamion ushtarak. Ngjarja e regjistruar në veri të qytetit Arras, në Francën veriore, ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të makinistit, ndërsa janë plagosur 27 persona.
Lajmi është njoftuar nga SNCF (përgjegjëse për transportin e pasagjerëve me karbon të ulët në Francë dhe Evropë përmes zgjidhjeve të lëvizshmërisë së gjelbër) dhe autoritetet lokale.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm (7 prill) rreth orës 07:00 në një kryqëzim hekurudhor.
Deri më tani, as SNCF dhe as autoritetet nuk kanë dhënë sqarime të mëtejshme mbi shkaqet e incidentit.
Qarkullimi i trenave në këtë zonë është pezulluar dhe pritet të rifillojë të paktën deri nesër në mbrëmje.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



