Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10 ditë

Seanca e fundit plenare në Kuvend u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, duke sjellë masa disiplinore ndaj dy deputetëve demokratë. Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 20 ditë të deputetit Flamur Noka dhe për 10 ditë të deputetes Elda Hoti.
Seanca e kaluar plenare u shoqërua me tensione, pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Nokës, pasi sipas tij, deputeti përdori gjuhë diskriminuese.
Ky moment ndezi debatin, me opozitën që bllokoi foltoren dhe detyroi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Tensionet u shtuan më tej kur deputetja Hoti i mori kartën e votimit koleges Bora Muzhaqi, duke shkaktuar kaos në sallë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




