Keir Starmer: Armëpushimi “do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e përshëndeti menjëherë njoftimin e një armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën. Së bashku me partnerët tanë, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta shndërruar atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.
Starmer do të udhëtojë sot për në Lindjen e Mesme për t’u takuar me udhëheqësit e Gjirit për të “diskutuar përpjekjet diplomatike për të mbështetur dhe ruajtur armëpushimin”, tha Downing Street.
SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, e cila synon të ulë tensionet dhe të hapë rrugën për bisedime diplomatike.
Marrëveshja lidhet drejtpërdrejt me hapjen e plotë dhe të sigurt të ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për transportin global të naftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



