Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, mbetet e pandryshuar benzina

Aktualitet | 7 muaj më parë

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 4 lekë për litër në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë (8 prill), ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 220 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 208 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës do të vijojë të jetë 181 lekë për litër në pakicë dhe 169 lekë për litër në shumicë, pa pësuar ndryshime nga vendimi i fundit.

Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 15:30 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të ndërmerren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

“Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora  15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme