“Kur dy zemra dashurohen” koncert homazh për kompozitorin Muharrem Gurra vjen premierë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve
Një aktivitet i veçantë artistik kushtuar figurës së kompozitorit të njohur të muzikës qytetare Muharrem Gurra, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke bërë bashkë disa nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare.
Koncerti “Kur dy zemra dashurohen” sjell në një premierë artistike interpretime nga Merita Halili, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Artan Bakija dhe Elvina Gurra.
Ky koncert synon të rikthejë në vëmendje vlerat e muzikës qytetare dhe trashëgiminë e saj ndër breza.
Artistët pjesëmarrës e vlerësojnë këtë projekt si një rikthim të ndjerë në repertorin që ka shoqëruar breza të tërë, ndërsa publiku pritet të përjetojë një mbrëmje me këngë të njohura të dashurisë dhe muzikës popullore qytetare.
Koncerti vjen si pjesë e një cikli artistik që synon të ri sjellë në skenë figurat e mëdha të muzikës shqiptare dhe të përcjellë trashëgiminë e tyre tek brezat e rinj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




