Europa League në RTSH: Aston Villa bind në transfertë, mund Bologna-n

UEFA Europa League | 7 muaj më parë

Bologna-Aston Villa, takimi i parë çerekfinal i Europa League u transmetua për të gjithë sportëdashësit në rrjetin e Radio Televizionti Shqiptar.  Në një duel me ritëm të lartë dhe intensitet tipik europian, anglezët dolën më të kthjellët dhe më cinikë, duke trifumuar me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë nisi me vrull për vendasit, në minutën e 26-të, Bologna do të gjente avantazhin me autogolin e mbrojtësit Konsa, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit Castro. 

Presioni i miqve u konkretizua në minutën e 44-t, kur pikërisht Ezri Konsa shfrytëzoi një asist të Youri Tielemans dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Bologna tentoi të reagonte, por u ndëshkua shpejt. Në minutën e 51-të, Ollie Watkins dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë, me asist nga Buendia, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të vendasve.

Në minutën e 90të Rowe do të shënonte për Bolognan, ndërsa kur pritej përfundimi i takimit, sërish Watkins do të shënonte për t’i dhënë një goditje të fortë bolonjezëve. 

Në fund, ekipi nga Birminghami largohet me një avantazh 1-3, duke hedhur një hap të drejt gjysmëfinales, ndërsa Bologna do të duhet të bëjë një përmbysje të vështirë në ndeshjen e kthimit në Angli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme