Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra me më shumë kartonë të kuq kundër në 10 vitet e fundit

UEFA Champions League | 7 muaj më parë

Me skuadrave ende në garë në Champions League është edhe Barcelona. Katalanasit humbën ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madrid, me rezultatin 0-2. Afër fundit të pjesës së parë skuadra e Hansi Flick mbeti me 10 lojtarë, pasi Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq. Arbitri Kovacs dha fillimisht të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it e ndryshoi vendimin.

Ky karton i kuq shënon edhe një rekord negativ për Barcelonën në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Sipas “Mundo Deportivo”, gjatë 10 viteve të fundit katalanasit janë skuadra me më shumë kartonë të kuq, teksa ai i Cubarsi ishte i 12-ti. Prej tyre, 1/3-a janë marrë në kohën e trajnerit Flick.

Gjatë Championsit 2024-2025, Eric Garcia u ndëshkua më të kuq javën e  parë të league phase ndaj Monako. Në 1/8-at ishte Cubarsi që u ndëshkua maksimalisht ndaj Benfikës, ashtu si pak ditë më parë. Në nëntor Araujo la fushën para kohe në ndeshjen me Chelsea.

Arsyeja kryesore për këtë numër kaq të lartë kartonësh të kuq lidhet me faktin se Barcelona luan me një linjë mbrojtëse shumë lart. Duhet theksuar se në 7 raste kartoni i kuq ka ardhur pas 2 të verdhësh. Një tjetër problem i këtyre kartonëve të kuq është se në pjesën më të madhe të rasteve janë marrë që në pjesën e parë.

Në këtë klasifikim negativ gjejmë Bajern Mynih në vend të dytë me 8 kartonëtë kuq, kurse Real Madrid mbyll podin me 6 kartonë të kuq.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme