70 vite në shërbim të fesë, kardinali Ernest Simoni nderohet me koncert në Katedralen e Shkodrës
Në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u zhvillua një koncert i veçantë në nder të Kardinalit Ernest Simoni, me rastin e 70-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak. Aktiviteti solli një atmosferë të thellë shpirtërore dhe artistike, ku mori pjesë kori i fondacionit “Kardinal Bartolucci”, duke interpretuar pjesë të muzikës kishtare.
Gjatë fjalës së tij, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, e cilësoi jetën e kardinalit si një frymëzim për të gjithë.
Në përfundim të aktivitetit, vetë kardinali dha bekimin për të gjithë besimtarët e pranishëm në katedralen “Shën Shtjefni”, duke e mbyllur këtë mbrëmje me një mesazh paqeje dhe shprese.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




