Zjarr në një apartament në një pallat shumëkatësh në Lushnjë, pronari i banesës dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës. Flakët u pikasën nga banorët, të cilët njoftuan menjëherë zjarrfikësit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua brenda banesës dhe nuk u përhap në apartamentet e tjera. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Paraprakisht mësohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën në disa vende të apartamentit dhe më pas është larguar. Burime nga policia bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po punohet për gjetjen e tij.

Hetimet po vijojnë, ndërsa materialet procedurale do të referohen për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme