Fidan: Turqia mbështet hapjen e Ngushticës së Hormuzit me mjete paqësore

Botë | 7 muaj më parë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mbështet hapjen e Ngushticës së Hormuzit me mjete paqësore, duke vënë në dukje se ndërhyrja e armatosur ndërkombëtare do të përballej me sfida serioze.

Ai shtoi se si Irani ashtu edhe SHBA-të janë të sinqerta në lidhje me armëpushimin, por theksoi se Izraeli mund të prishë procesin.

“Nëse çështja e pasurimit bërthamor përfundon duke u shndërruar në ‘gjithçka ose asgjë’ në bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së, mund të përballemi me probleme“, tha Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mbi rrezikun e një kërcënimi bërthamor.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me negociatat midis SHBA-së dhe Iranit, Hakan Fidan theksoi se “Nëse marrim në konsideratë çështjet kryesore që janë aktualisht në negociata, ndoshta nuk është teknikisht realiste të pritet që ato të finalizohen dhe të nënshkruhen në një marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda 15 ditëve.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme