Zgjedhjet në Hungari, Rama përshëndet fitoren e Peter Magyar, vlerëson bashkëpunimin me Viktor Orbán

Politikë | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, ka përcjellë sot zyrtarisht, përmes platformës sociale X, qëndrimin, lidhur me rezultatin e procesit zgjedhor në Hungari.

Përmes një mesazhi, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar bashkëpunimin me kryeministrin në largim, Viktor Orbán, sikundër ka vlerësuar edhe fitoren e pasardhësit të tij, Peter Magyar.

Në komunikimin e tij, Rama ka vlerësuar periudhën e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke e vënë theksin te procesi i afrimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë viteve të fundit.

“I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij,” është shprehur Rama, duke e cilësuar bashkëpunimin e deritanishëm si një eksperiencë pozitive për interesat e dy vendeve.

Njëkohësisht, Rama ka vlerësuar fitoren e Peter Magyar, të cilën Kryeministri e ka cilësuar si “mbresëlënëse” në aspektin elektoral.

Fokusi kryesor i mesazhit të kreut të qeverisë shqiptare është përqendruar te vazhdimësia e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Budapestit.

“Përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona.”, mbyll postimin Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme