Akuzohen se shisnin kokainë në Dimal, vihen në pranga 3 persona, 2 në kërkim
Tre persona janë arrestuar në Dimal dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar si grup kriminal të angazhuar në shpërndarjen e kokainës.
Hetimi i zhvilluar me metoda proaktive nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit zbuloi se grupi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza dhe e shiste në qytet.
Gjykata e Beratit caktoi masat e sigurisë “Arrest në burg” për M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç, si dhe “Arrest në shtëpi” për E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë. Ndërkohë, K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi ndaj tyre është vendosur masa “Arrest në burg” për të njëjtën veprimtari kriminale.
Operacioni “Dimali 3” u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




