Stadiumi “Air Albania” si model suksesi/ FSHF dhe Presidenti Duka prezantojnë projektin e impiantit për delegacionin moldav

Futboll Vendi | 7 muaj më parë

Federata e Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, mirëpriti në Tiranë në një vizitë tre-ditore Presidentin e Federatës Moldave, Leonid Oleinicenco, së bashku me një delegacion të gjerë nga federata dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare të Moldavisë.

Kjo vizitë zyrtare kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencave mbi zhvillimin e infrastrukturës sportive, me theks të veçantë te modeli i ndërtimit dhe menaxhimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”. Delegacionit moldav iu prezantua një qasje e integruar ligjore, ekonomike dhe konstruktive, që ka bërë të mundur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme sportive në rajon.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit moldavë u njohën nga afër me modelin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet FSHF-së, institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, duke e konsideruar këtë projekt si një referencë konkrete për zhvillime të ngjashme në Moldavi.

Stadiumi “Air Albania”, i inaguruar në vitin 2019 vijon të tërheqë interes ndërkombëtar si një histori suksesi në fushën e infrastrukturës sportive, duke e pozicionuar Shqipërinë si një shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme