Kuvendi miraton 4 projektligje dhe marrëveshje. Denar Biba rizgjidhet kryetar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Politikë | 7 muaj më parë

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancën plenare të radhës, nën drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i njohur për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj çështjes shqiptare.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës së datës 9 prill 2026, Kryetari Peleshi njoftoi se projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin

Në vijim, u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, lidhur me anulimin e tenderit për Portin e ri të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ia delegoi këtë interpelancë Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Tre interpelanca të tjera të parashikuara në rendin e ditës do të zhvillohen në seancën e ardhshme.

Në përfundim të seancës plenare, Kuvendi ka miratuar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës në seancën e sotme plenare.

Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e protokollit shtesë nr. 7 të CEFTA-s, që lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të kësaj marrëveshjeje tregtare, me 87 vota pro.

Po ashtu, u miratua me 74 vota pro marrëveshja e financimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të vendit pas tërmetit të vitit 2019.

Me 88 vota pro u miratua marrëveshja e bashkëpunimit teknik me qeverinë gjermane për projektin “Green Vjosa”, që synon zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm në zonën e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 88 vota pro aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen e OKB-së për ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të peshkut që lëvizin përtej kufijve dhe të llojeve shumë migratore në det.

Kuvendi gjithashtu zgjodhi me 73 vota pro kryetarin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme