RTSH i bashkohet festivalit “Muze-X”, historiku, muzika dhe programet shpalosen për vizitorët
Radio Televizioni Shqiptar i bashkohet edicionit të dytë të festivalit ndërkombëtar të muzikës “MUZE-X” me një stendë të dedikuar. Vizitorët, për 3 ditë me radhë, kanë mundësinë të njihen nga afër me historikun e pasur të festivaleve të këngës, si dhe me programacionin aktual të RTSH-së.
Stenda përfshin objekte historike dhe aktivitete ndërvepruese, ku është krijuar edhe hapësirë e veçantë me veshjet që kanë përdorur fituesit e Festivalit të 63-të në RTSH, “Shkodra Elektronike”, në prezantimin e tyre gjatë performancës në Eurovision 2025, si dhe veshja e fituesit të Festivalit të 64-t, Alis, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për publikun.
“Ky eveniment tregon që ka një inertes të madh dhe duhen evenimente të tilla. Stenda e RTSH është një paraqitje e artit që duhet të kalojë përmes publikimit mediatik dhe risitë dhe niveli i publikimit mediatik ai më i miri në botën që jetojmë sot vjen nga transmetuesit publik”, tha Bojken Lako.
Ndër momentet kulmore të mbrëmjes së 17 prillit pritet të jetë performanca e Orkestrës së RTSH-së, ndërsa gjatë gjithë festivalit do të zhvillohen intervista me figura të njohura të muzikës dhe artit. Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest do të përcjellë inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




