E shtuna me mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për ditën e sotme (18 prill), vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i qetë, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




