Elbasani, skuadra e dytë që siguron matematikisht “Final Four”

Abissnet Superiore | 7 muaj më parë

Elbasani është skuadra e dytë, pas Vllaznisë, që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Me këtë sukses, Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme