“Rozafa” pikë kyçe, turistë nga Spanja: Vizita në Shkodër eksperiencë të paharrueshme

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kalaja e Shkodrës vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në qytet, duke tërhequr çdo ditë turistë vendas dhe të huaj. Vizitorët shprehen se monumenti historik ofron një përvojë të veçantë, falë pamjeve mbresëlënëse dhe historisë së pasur që mbart.

Shumë prej tyre e cilësojnë kalanë si një nga vendet më të bukura në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e saj kulturore dhe turistike për zonën.Një grup turistësh nga Spanja, që vizitonin për herë të parë Shqipërinë, u shprehën të impresionuar nga përvoja e tyre në Shkodër.

“Është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi ardhur në Shkodër për të qëndruar disa ditë. Po na pëlqen shumë, po vizitojmë nga afër kalanë sepse nga poshtë dukej shumë bukur. Tani do futemi në brendësi ta shohim nga afër. Liqeni është pjesa jonë e preferuar dhe mendojmë se njerëzit janë shumë miqësorë. Jemi shumë të lumtur që po e vizitojmë Shkodrën,” u shpreh një prej vizitorëve.

Një tjetër turist shtoi se është i impresionuar nga peizazhi përreth.

“Është hera jonë e parë këtu. Do ta zbulojmë nga afër kalanë sepse sapo kemi mbërritur. Shpresojmë të kalojmë një ditë të bukur këtu. Këtej është liqeni dhe lumi, ndërsa pas nesh na thanë se shtrihen Alpet shqiptare.”

Turistët vlerësojnë veçanërisht kombinimin e natyrës dhe historisë, duke përmendur Liqeni i Shkodrës dhe peizazhin që të çon drejt Alpeve Shqiptare, si elementë që e bëjnë zonën unike për vizitorët.

Gazetar: M. Rakaj    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme