Kalemaj: Qëndrimet e Ramës kanë kosto për Shqipërinë

Politikë | 6 muaj më parë

Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi, analisti politik Ilir Kalemaj komentoi qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama në raport me liderë të ndryshëm botërorë.

Ai tha se pozicionimi i Ramës mes figurave si Donald Trump, Benjamin Netanyahu, Recep Tayyip Erdogan, Viktor Orban dhe Giorgia Meloni, të cilët përfaqësojnë krahun konservator, sjell kosto të pashmangshme për Shqipërinë.

Sipas Kalemajt, kjo kosto është e shumëfishtë dhe nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për paqen botërore apo rendin ndërkombëtar.

“Normalisht që ka një kosto për Shqipërinë, sepse nuk është se ky raport ka ndonjë valencë të shtuar që i vlen paqes botërore, i vlen demokracisë dhe rendit ndërkombëtar,” u shpreh ai.

Analisti theksoi se pozicionimet e tilla nuk i japin Shqipërisë një rol të veçantë në arenën ndërkombëtare, por përkundrazi e ekspozojnë vendin ndaj pasojave të politikave të brendshme dhe të jashtme të liderëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme