Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Milot dhe Laç, 3 në pranga
Tre raste të lojërave të fatit janë zbuluar në Milot dhe Laç, duke vënë në pranga 3 persona, një tjetër është shpallur në kërkim dhe një po hetohet në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit “Rastet”, u zbuluan tre raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan 15 makina elektronike për lojëra fati, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në doza dhe një shumë parash dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të kundërligjshëm
Në pranga përfunduan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;
Gjithashtu u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




