Orkestra Simfonike e RTSH, mbrëmje klasike ku vijnë dy kryevepra botërore të Haydn dhe Beethoven
Orkestra Simfonike e RTSH sjell për publikun një mbrëmje të veçantë muzikore, ku tingujt klasikë ndërthuren me emocione të forta artistike. Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudini dhe me interpretimin solistik të violinçelistit Igert Zeqiri, koncerti premton një përjetim të rrallë për dashamirësit e muzikës klasike.
Programi përfshin Koncertin për violonçel Nr.1 në do maxhor të Joseph Haydn, si dhe Simfoninë Nr.6 “Pastorale” të Ludwig van Beethoven, dy kryevepra që sjellin elegancë dhe madhështi në skenë.
“Është kënaqësi e madhe për mua që të punojë si solist në Orkestrën Simfonike të RTSH. Në bashkëpunim me maestro Facundo Agudini do performojmë Koncertin për violonçel Nr.1 në do maxhor të Joseph Haydn. Është një koncert shumë interesant”, tha Zeqiri.
Koncerti do të mbahet të premten, më 24 prill, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore e Katedrales Orthodokse, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me emocione dhe art.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




