Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale mbërritjen e dy kroçierave turistike në vend.
Sipas tij, kroçierat “Monet” dhe “La Belle de l’Adriatique”, me rreth 150 turistë në bord, janë rikthyer sërish në brigjet shqiptare, duke konfirmuar rritjen e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit mesdhetar.
Anijet turistike janë ankoruar në Durrës, i cili po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një portë e rëndësishme hyrëse për turistët ndërkombëtarë.
Sipas Ramës, prania e këtyre kroçierave dëshmon për rritjen e vizitueshmërisë dhe përfshirjen e Shqipërisë në itineraret kryesore të turizmit detar në rajon.
“Kroçierat “Monet” dhe “La Belle de l’Adriatique”, dy vizitore me rreth 150 turistë, tashmë të njohura në brigjet tona, konfirmojnë edhe një herë rritjen e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit mesdhetar dhe rolin e Durrësit si një portë të rëndësishme hyrëse për turistët ndërkombëtar“, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



