Karakaçi inspekton ndërtimin e nënstacionit elektrik Tirana 3: Siguri më e lartë energjetike për kryeqytetin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik Tirana 3 në zonën e Petrelës, një investim që sipas tij është kyç për sigurinë energjetike të kryeqytetit.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës. Investimet në Tiranë janë shumë të rëndësishme pasi Tirana ka ritmin e ndërtimeve dhe investimeve më të mëdha dhe ne duhet t’i përgjigjemi me siguri energjetike dhe cilësi furnizimi mjaft të lartë,” deklaroi ministri.
Karakaçi përmendi edhe investimet e tjera në kryeqytet: nënstacioni i qendrës, një nënstacion i ri nëntokësor, nënstacioni i Zogut të Zi dhe nënstacioni në Kinostudio, si dhe të gjitha projektet në transmetim dhe shpërndarje.
“Qytetin e Tiranës e kthejmë me një siguri shumë të lartë energjetike dhe ulim humbjet. Këto investime janë në linjë me gjithë projektet tona në Shqipëri, përfshirë zonat turistike, bregdetare dhe Alpet, duke adresuar problematikat e së shkuarës,” theksoi ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



