Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar i mirë

Aktualitet | 6 muaj më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shpreh dhimbjen për humbjen e figurës së njohur të botës akademike shqiptare.

“Lamtumirë shqiptar i mirë. Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, shkruan kryeministri.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa një ceremoni zyrtare apo pritje publike, sipas amanetit të tij.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në letërsi dhe studime albanologjike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme