Rrezikon rënien nga kategoria, Tottenham kërkon psikolog në LinkedIn

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Tottenhami i Roberto De Zerbit po përjeton një makth të vërtetë. Me pesë ndeshje të mbetura në Premier League, “gjelat” janë të tretët nga fundi në tabelë me 31 pikë dhe pa fitore në vitin 2026 (fitorja e tyre e fundit kundër Crystal Palace më 28 dhjetor). Ky pozicion, nëse konfirmohet në fund të sezonit, do të thoshte një rënie tronditëse nga kategoria për londinezët.

Tottenhamit i duhet gjithë ndihma që mund të marrë për të dalë nga kriza dhe për të shpëtuar veten, kështu që po kërkon burime të reja: zgjidhja e fundit e mundshme përfshin shtimin e një figure të re profesionale në staf.

“Gjelat” po përpiqen në çdo mënyrë të reagojnë ndaj situatës shumë të ndërlikuar në tabelë dhe të shmangin rënien nga Championship.

Tottenhami është i gatshëm të bëjë gjithçka, dhe për këtë arsye, përmes një njoftimi pune të postuar në kanalin e tyre në LinkedIn, ata kanë vendosur të kërkojnë një psikolog për ekipin e parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme