Kryeministri Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO, në fokus partneriteti strategjik dhe Samiti i Tiranës

Politikë | 6 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një takim të zhvilluar në Kryeministri me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto nga takimi, duke theksuar temat kryesore të diskutimit.

Në mesazhin e tij, Kryeministri ka nënvizuar lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, partneritetin strategjik mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave mbetet një prioritet i përbashkët.

Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se në takim është folur për Samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë, një ngjarje historike ku Shqipëria do të shndërrohet në pikëtakimin e aleancës më të madhe ushtarake në botë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme