Matrikullim për qentë endacakë në Gjirokastër, identifikim për kafshët pa pronar në gjithë territorin

Aktualitet | 6 muaj më parë

Bashkia Gjirokastër ka nisur procesin e matrikullimit të qenve endacakë në qytet, një ndërhyrje që synon evidentimin dhe menaxhimin e tyre në mënyrë më të kontrolluar.

Nga vëzhgimet në terren rezulton se aktualisht janë rreth 20 qen endacakë që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

Sipas veterineres pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Gjirokastër, Adelina Haxhiaj, matrikullimi përfshin identifikimin dhe regjistrimin e çdo qeni, për të garantuar monitorimin e tyre.

“Kemi gati 20 ditë që merremi me vaksinimin e qenve endacakë si dhe matrikullimin e tyre. Kuptohet që është pak e vështirë kapja e tyre, megjithatë ne deri tani kemi vaksinuar shtatë qen dhe i kemi matrikulluar. Për të gjithë qentë që vaksinohen është hapur një regjistër përkatës si dhe është pajisur çdo qen me pasaportë me të gjitha të dhënat, me qëllim që nëse dëshirojnë për ta adoptuar një prej tyre, informacioni është i plotë.”

Ky proces pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në përfshirjen e plotë të të gjithë qenve endacakë të evidentuar në qytet.

“Është një procedurë që do të vijojë në vazhdimësi deri në përfundim të fazës së parë të vaksinimit. Nga terreni deri tani, nga informacionet që ne kemi, nuk ka më tepër se 20 qen që janë endacakë.”

Pas përfundimit të kësaj faze në qytet, nisma do të shtrihet edhe në njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme