Bashkëpunimi me universitetet spanjolle, “Eqrem Çabej” synon çeljen e një doktorature të përbashkët

Aktualitet | 6 muaj më parë

Universiteti “Eqrem Cabej” në kuadër të ndërkombëtarizimit të tij, po bën hapa të rëndësishme drejt konkretizimit të këtij projekti madhor që ka arsimi i lartë në Shqipëri. Së fundi ky institucion akademik është në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin me universitete spanjolle. Kjo ka qenë një nga arsyet pse ambasadori spanjoll në Shqipëri Gabriel Cremades pati një vizitë me drejtues të këtij universiteti.

“Këto vizita janë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ka Universiteti i Gjirokastrës me universitete spanjolle dhe puna jonë si ambasadë është të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim, të eksplorojmë mënyra të tjera për të zhvilluar këto programe dhe të kemi mundësinë që Gjirokastra të bëhet më e njohur në Spanjë” u shpreh Cremades.

Rektori Jaho Canaj shprehet më qartë duke theksuar se synimi është çelja e një doktorature.

“Ideja im si rektor i universitetit dhe me mbështetjen e stafit akademik është që të kalojmë në plane, në programe studimit të përbashkëta me universitetet spanjolle, kryesisht me Vigon, me Valencian, por edhe ndonjë universitet tjetër ku ne na është hapur një dritë jeshile qoftë me ardhjen e filialit të universitetit të Unedit në Gjirokastër. Kështu që bashkëpunimet tona që është nga ky moment me universitetet e Spanjës kanë qenë në një nivel shumë të kënaqshëm”, tha Canaj.

Java që lamë pas u cilësua si java Erasmus në universitetin e Gjirokastrës,  në kuadër të vizitës së një delegacioni prej rreth 30 profesorësh dhe stafi akademik nga Spanja.

Delegacioni përfshiu staf akademik dhe administrativ nga 14 institucione publike të arsimit të lartë në Komunitetin e Valencias, pjesë e dy projekteve Erasmus.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme