Pastrim i vijës liqenore në Lin dhe shtigjeve turistike në kuadër të Ditës së Pastrimit

Aktualitet | 6 muaj më parë

Në fshatin turistik të Linit në Pogradec u zhvillua një aksion pastrimi në kuadër të Ditës së Pastrimit, me pjesëmarrjen e institucioneve vendore e qendrore, Forcave të Armatosura, punonjësve të administratës dhe nxënësve të shkollës.

Puna u përqendrua përgjatë vijës bregliqenore dhe shtigjeve turistike, me synim përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në një nga zonat më të frekuentuara të Pogradecit.

“Ky aksion është i rëndësishëm pikërisht në këtë moment para çeljes së sezonit turistik. Unë gjej rastin në mënyrë të veçantë të falenderoj kryetarin e bashkisë Pogradec, zotin Xhakolli, i cili ka bërë një punë fantastike në fakt për pastrimin edhe të zonës së Buçimasit, e cila ka qenë një zonë prioritare për Ministrinë e Mjedisit në kuadër të fushatës së pastrimit kombëtar për periudhën 2026”, tha prefektja e Qarkut Korçw, Florinda Zegullaj.

“Në kurrikul kemi vendosur edhe orë edukative për pastrimin e zonave. Nuk duhen lëmë pa përmendur edhe punonjësit të cilët çdo ditë bëjnë atë që në dy ditë janë në nisma, por gjatë gjithë vitit është një nismë që i përkon të gjithëve bashkë”, u shpreh Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë.

Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim në zona të tjera turistike dhe kulturore të qarkut, duke përcjellë edhe mesazhe ndërgjegjësimi për ruajtjen e mjedisit.

Gazetare E. Fili    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme