Sulmi me armë në eventin ku ishte dhe Trump, Berisha: Akt horror, që synonte të ndryshonte me një masakër historinë

Politikë | 6 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku prezent ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.

“Akt horror! Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shtronte për mediat në Hillton Hotel Ëashington DC dhe në një akt horror hap zjarr. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.

PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme