Dezinsektimi në Shkodër ende nuk ka nisur, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Procesi i dezinsektimit në Shkodër, i cili duhej të kishte filluar që në muajin mars dhe të zgjaste deri në shtator, ende nuk ka nisur. Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor nuk ka dhënë informacion nëse ky proces do të zhvillohet këtë vit.
Mungesa e ndërhyrjeve në kohë për luftimin e insekteve rrezikon të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, sidomos gjatë verës, kur rreziku për përhapjen e infeksioneve shtohet ndjeshëm.
Banorët e rrugës së Mushkajës shprehen të shqetësuar, duke theksuar se çdo vit kjo periudhë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e mushkonjave dhe insekteve të tjera të dëmshme.
“Janë infeksione, sëmundje si për çdo njeri. Më problematike është se ka shumë kanale dhe mbeturina që nuk pastrohen. Duhet dezinsektimi sa më shpejt pasi të gjithë mushkonjat sjellin sëmundje dhe infeksione”, tha një banore.
Zonat pranë ujërave dhe lagjet periferike janë më të rrezikuara, ndaj banorët kërkojnë nga Drejtoria e Shëndetit Publik të ndërhyjë sa më parë për të shmangur përsëritjen e situatave të viteve të shkuara, kur prania e lartë e insekteve u shoqërua me ankesa të shumta, veçanërisht në zonat bregdetare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



