Sot seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj

Aktualitet | 6 muaj më parë

Këtë të hënë, në orën 12:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillohet seanca për gjyqin në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 16 personave të tjerë e 12 shoqërive tregtare dhe organizatave jofitimprurëse.

Seanca e kaluar, e mbajtur më 15 prill, u shty pasi Drejtoria e Burgjeve nuk zbatoi urdhrin e gjykatës për të njoftuar Veliajn. Avokati i tij, Plarent Ndreca, ngriti shqetësimin se një pjesë e fashikujve hetimorë nuk i ishin vënë në dispozicion klientit.

Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme