Lajm i keq për Holandën, Xavi Simons humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në gju

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës as lojtari holandez i Tottenham, Xavi Simons. Dëmtimi i pësuar të shtunën në gjurin e djathtë ka bërë që mesfushori të mbyllë sezonin para kohe. Ai ka humbur kështu ndeshjet e fundit të Premier League dhe Botërorin amerikan.

“Thonë që jeta është mizore dhe kështu ndihem në këtë moment. Sezoni im është mbyllur keq dhe po përpiqem ta pranoj. Sinqerisht, e kam zemrën të thyer”, – ka shkruar lojtari 23-vjeçar në rrjetet sociale.

“Gjithçka që doja ishte të luftoja bashkë me skuadrën. Tani nuk mund ta bëj. E njëjta gjë vlen edhe për Botërorin, nuk mund të përfaqësoj vendin tim”, – shkruan më tej Simons, i cili ka luajtur 34 ndeshje me Holandën. Ai ka dëmtuar ligamentin krociat të gjurit në deshjen mes Tottenham dhe Wolverhampton, ku londinezët fituan 1-0.

Po afron fundi i sezonit dhe në këtë periudhë dëmtimet bëhen makth, me jo pak lojtarë të rëndësishëm që humbasin edhe Kupën e Botës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme