Egnatia, skuadra e tretë që siguron matematikisht Final Four në “Abissnet Superiore”

Egnatia është skuadra e tretë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në Final Four të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe tre javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, Egnatia ndodhet 9 pikë para Dinamo City dhe Partizanit, duke ruajtur një avantazh të sigurt në renditje.
Me tre ndeshje nga fundi dhe duke qenë se në javën e fundit Partizani dhe Dinamo City do të përballen mes tyre, Egnatia e ka siguruar matematikisht një vend në Final Four.
Me këtë arritje, Egnatia bëhet skuadra e tretë që siguron pjesëmarrjen në fazën përmbyllëse të kampionatit, ku do të vendoset gjithçka sa i përket titullit kampion për sezonin 2025-2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




