Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e bisedimeve

Botë | 6 muaj më parë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se ekipi negociator i administratës Trump po mposhtet nga delegacioni iranian në bisedimet e fundit.

Ai theksoi se “Iranianët janë padyshim shumë të aftë për të negociuar, ose më mirë, shumë të aftë për të mos negociuar, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe më pas të largohen pa asnjë rezultat.”

Merz shtoi se një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane, ndërsa shtoi se shpreson “që kjo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Vetëm dy ditë më parë, Donald Trump anuloi një udhëtim të negociatorëve amerikanë në Islamabad për bisedime indirekte me delegacionin iranian.

Ndërkohë, Irani paraqiti një propozim të ri për një marrëveshje armëpushimi, e cila fokusohet në hapjen e ngushticës së Hormuzit, duke lënë mënjanë për momentin çështjet e armëve bërthamore, raketave dhe sanksioneve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme