Ulet me 3 lekë nafta, do shitet me 203 lekë/litri. Rënie me 1 lekë shënon edhe benzina, do shitet me 180 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit, nafta do të shitet me 203 lekë/litri, duke u ulur me 3 lekë nga çmimi i mëparshëm prej 206 lekë. Ndërkohë, benzina ka pësuar një ulje më të lehtë, me 1 lekë, dhe do të tregtohet me 180 lekë/litri.
Vendimi hyn në fuqi sot, më 29 Prill, ora 11:30, dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të pasqyrohen ndryshimet e reja të çmimeve.
Bordi ka tërhequr vëmendjen se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë është i detyruar të zbatojë vendimin. Në rast shkeljesh, parashikohet pezullimi i aktivitetit.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




