Jose Mourinho këshillon Italinë: Merr Allegri-n trajner, rëndësi ka rezultati!

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Trajneri i njohur portugez, në një intervistë për “Il Giornale”, ka pohuar mes të tjerash: “Në Botëror do të shkoj nga çerekfinalet e mbrapa, deri atëherë luajnë skuadra që shkojnë vetëm për pushime”.

I pyetur në lidhje me dështimin e Italisë dhe se çfarë mendon ai për të ardhmen, Jose Mourinho u shpreh: “Dikush më pa pyetur, nëse mund të drejtoja Italinë. Nuk keni nevojë për një trajner të huaj. Nuk mund të merrni Ancelotti-n, ok, por keni Allegri-n, Conte-n. Mund të them edhe 5-6 emra të tjerë.

Po ju sjell shembullin e Portugalisë. Hajdeni dhe shikoni si organizohen turnetë e moshave, cilat janë kushtet. Mjafton kjo për të kuptuar dhe ndoshta kopjuar.

Isha me Rui Costa-n dhe nuk e besonim se Italia do të ishte jashtë Botërorit. Italia duhet të rimendojë gjithçka nga baza. Malagò më pëlqen shumë, mund të ndryshojë gjërat me eksperiencën e tij, Italia është e fortë në shumë sporte olimpike. Unë do të isha për Malagò president federate dhe Max Allegri-n trajner. Rëndësi ka rezultati.

Botërorin do të mpëlqente ta fitojë Portugalia, por Carletto është Carletto. Brazili mund t’ia dalë me të. Edhe Argjentina është një skuadër vërtet e fortë, e bashkuar. Pastaj Franca ka tre skuadra praktikisht.

Anglia herët a vonë do të shkojë e para. Mendoj që të pushoj deri te ndeshjet çerekfinale. Ka shumë skuadra, që shkojnë aty vetëm për të humbur. Fenomen social i pabesueshëm. Nëse flasim për futboll të vërtetë, ka skuadra që shkojnë aty vetëm për shëtitje. Nga çerekfinalet fillon festa”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme