PSG: Hakimi i dëmtuar, mungon në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bayern

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë. Klubi francez njoftoi se lojtari do të mungojë për disa javë.
Mbrojtësi i djathtë maroken pësoi një dëmtim gjatë fitores emocionuese 5-4 të PSG-së në ndeshjen e parë kundër Bayern të martën. Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet të mërkurën e ardhshme në Mynih.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




