Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 34-t luhet e gjitha të shtunën, në të njëjtin orar

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Ndeshjet e javës së 34-t të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, do të luhen të gjitha ditën e shtunë, në orën 16:00. Në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar do të luhen edhe ndeshjet e dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt, të mërkurën dhe të dielën e javës së ardhshme.

Për javën e 34-t, Elbasani kryesues përballet me Vorën, kurse Vllaznia pret Bylisin. Kryesuesit ndeshen me skuadra të mbijetesës, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Tirana shkon në fushën e Teutës, që tashmë është përfshirë edhe ajo nga ethet e rënies nga kategoria. Kjo ndeshje përcakton shumë për dy skuadrat.

Dinamo dhe Egnatia përballen mes tyre në “Air Albania”, ku blutë duan të sigurojnë vendin e 4-t dhe nuk u falet gabimi. Rrogozhinasit, pas disa humbjeve radhazi, synojnë kthesën para se të presin Partizanin disa ditë më pas.

Të kuqtë do të ndeshen me Flamurtarin, që ka ende shanse matematikore për qëndrimin mes më të mirëve. Partizani nuk fiton prej shumë javësh dhe vjen nga disfata në derbin me Tiranën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme