Teuta-Partizani në RTSH/ Karoglan: Rivalët për titull, por nuk trembemi!

Transferta në Durrës nuk ka ardhur në momentin e duhur për Partizanin e Mislav Karoglan. Formacioni kryeqytetas është në kërkim të pikëve pasi në katër javë e fundit ka koleksinuar vetëm humbje. Në vigjilje të takimit me Teutën, trajneri kroat ka lënë të kuptohet se të hënën të besuarit e tij do të ndeshen me njërën prej dy skuadrave pretendente për titull.
“Teuta së bashku me Egnatian janë dy nga skuadrat favorite për të fituar titullin. Në këtë situatë do të përpiqemi të përmirësohemi, të jemi më të fokusuar në detaje, në performancën individuale për të qenë një skuadër më e mirë. Në çdo ndeshje gjithmonë pres një rezultat të mirë”, tha trajneri kroat i Partizanit.
Mes të tjerash Karoglan siguroi lojtarët e tij se u besonte plotësisht. “Sigurisht që mund të rikthehemi në pozita më të mira në klasifikim, jam i bindur është vetëm çështje kohe. Kam marrë përgjigje mjaft të mira nga lojtarët. Po aplikojmë metoda të reja edhe pse praktikisht kemi gjysmën e skuadrës të dëmtuar. Nuk dua të krijoj alibi”, arsyetoi kroati. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




