Transporti ajror në tremujorin e parë 2026, INSTAT: Udhëtuan 2.16 milion pasagjerë, 3.8% më shumë krahasuar me 2025

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, transporti ajror në Shqipëri ka shënuar rritje si në numrin e pasagjerëve, ashtu edhe në volumin e mallrave të tregtuara.
Në hapësirën ajrore shqiptare kanë operuar 21 shoqëri ajrore të huaja, ndërsa janë regjistruar gjithsej 74.329 fluturime, nga të cilat 82,6% përbëhen nga mbikalime. Numri i fluturimeve të kryera rezultoi 12.898, ndërsa mbikalimet arritën në 61.431.
Sipas INSTAT, pasagjerët që kanë udhëtuar me linja ajrore në këtë periudhë ishin 2.162.098, duke shënuar një rritje prej 3,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 2.083.050 pasagjerë.
Volumi i mallrave të transportuara me ajër (duke përfshirë postën) arriti në 571 ton, me një rritje prej 3,8% krahasuar me vitin e kaluar. Nga kjo sasi, 74,2% përbëhet nga mallra të hyrë dhe 25,8% nga mallra të dalë.
Në aspektin e tregtisë, eksportet dhe importet e mallrave me ajër arritën në 439 ton, duke shënuar një rritje prej 10,8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Volumi i mallrave të importuara me ajër përbën 0,02% të totalit të mallrave të importuara në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




