Infantino kërkon një kandidaturë të tretë, numri një i FIFA-s dështon të bëjë bashkë presidentin e federatës Palestineze dhe atë të Izraelit

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi vullnetin e tij për të kandiduar për një mandat të tretë në krye të këtij organizmi. Numri një i FIFA-s bëri me dije qëllimin  e tij gjatë kongresit të 76-të të këtij organizmi, të mbajtur ditën e djeshme në Vankuver të Kanadasë.

Në këtë event ai dështoi në tentativën që nisi për të “bashkuar Palestinën me Izraelin. Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, refuzoi ftesën që i bëri Infantino për t’i dhënë dorën zëvendës presidentit të Fedeatës Izraelite të Futbollit, Basim Sheikh Suliman.

Burime të ndryshme konfirmuan se Infantino, i cili krijoi edhe Çmimin e Paqes që i akordoi Donald Trump-it, dëshironte një fotografi me dy palët përpara se të deklaronte kandidaturën e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme