“Planifiko, testo, trajno, ekzekuto” – NATO zhvillon stërvitjen e madhe të udhëhequr nga SHBA në Evropë

NATO ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një stërvitje e madhe ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila shtrihet në Veriun e Lartë dhe pjesën Lindore të Aleancës.
Rreth 15,500 trupa po stërviten krah për krah për të forcuar pengimin e Aleancës përballë kërcënimeve në zhvillim, me fokus të veçantë në ekzekutimin e planeve të mbrojtjes së NATO-s.
Me moton “Planifiko, testo, trajno, ekzekuto”, ushtrimi ka për qëllim forcimin e gatishmërisë dhe pengimit të Aleancës përballë kërcënimeve në zhvillim.
Stërvitja përfshin përdorimin e sistemeve të aktivizuara nga inteligjenca artificiale, operacione me shumë domain dhe koordinim të avancuar mes aleatëve.
Sipas NATO-s, ky aktivitet përbën një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve të përbashkëta të Aleancës për të planifikuar dhe synimi është rritja e gatishmërisë dhe besueshmërisë së NATO-s në një mjedis sigurie që po ndryshon vazhdimisht, duke garantuar se Aleanca mbetet e përgatitur për çdo sfidë të re.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




