Nismat për hapjen e Hormuzit: Barrot thotë se koalicioni SHBA nuk konkurron me Francën e Britanisë

Europë | 6 muaj më parë

Diplomati më i lartë i Francës tha të premten se nisma e SHBA për të rihapur Ngushticën e Hormuzit nuk ka të njëjtën  natyrë me misionin që udhëhiqet nga Macron dhe Starmer.

Jean-Noel Barrot duke folur nga Abu Dhabi, bëri me dije se  informoi aleatët e Gjirit mbi iniciativën Britani-Francë, e cila tashmë sipas tij është në një fazë të avancuar.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Noel Barrot, u shpreh se, “Kohët e fundit kemi marrë informacion në lidhje me koalicionin e ri të Shteteve të Bashkuara. Nuk është i të njëjtës natyrë me atë të krijuar me iniciativë të presidentit Macron, që tashmë ka marrë mbështetjen e më shumë se 50 vendeve. Nuk është në konkurrencë, por plotësues i asaj , ku jemi përqendruar ne.”

Të enjten, një zyrtar amerikan konfirmoi për AFP-në se Uashingtoni po ndërmerrte një nsimë për krijimin e një koalicion ndërkombëtar të quajtur “Ndërtimi i Lirisë Detare” për të rinisur transportin detar në rrugën jetësore.

Ngushtica e Hormuzit, është bllokuar nga Irani për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

I pyetur nëse Franca do t’i bashkohej nismës së Uashingtonit, Barrot tha se nuk mund të komentojë në këtë fazë. Irani është zotuar të mos e rihapë rrugën ujore për sa kohë që Shtetet e Bashkuara mbajnë të bllokuara portet e saj.

Mbyllja e Ngushticës ka pasur një ndikim të gjerë në ekonominë globale, me çmimet e naftës që një ditë më parë arritën arritën nivelin më të lartë në katër vite, ndërsa këtë të premte pësuan sërish ulje, ku një fuçi naftë e papërpunuar Brent u tregtua me 111 dollarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme