Qazim Laçi nuk ndalet, vjen goli i radhës në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi po kalon një moment shumë të mirë në karrierë. 30-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në Superligën turke me skuadrën e Rizesporit në sfidën e sotme kundër Konyasporit.
Ky ishte goli i 7-të sezon në kampionat për Laçin në 30 ndeshje që është aktivizuar me Rizesporin në Superligën turke.
Rizespor fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe ngjitet në kuotën e 40 pikëve në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



