Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana tregon forcën në Durrës, Haxhiu “fundos” Teutën

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Tirana ka marrë një fitore me peshë në luftën për mbijetesë, pasi ka triumfuar 1-0 në “Niko Dovana” përballë Teutës vendase. Një gol i shënuar nga Haxhiu në pjesën e dytë i ka dhënë tre pikë të arta skuadrës së Shehit.

Sfida e transmetuar në RTSH 24 ka qenë e luftuar dhe pjesa e parë ëshë mbyllur në barazim pa gola. Haxhiu ka shënuar golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 38 pikëve në klasifikim, duke barazuar Teutën (me po aq pikë).

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt lufta për mbijetesë është më e hapur se kurrë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme