Abissnet Superiore në RTSH/ Bylisi merr tre pikë të arta në Shkodër, Vllaznia “dorëzohet” në “Loro Boriçi”

Bylisi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Vllaznisë. Ballshiotët fitojnë 2-0 në “Loro Boriçi”, falë golave të shënuar nga Ualison dhe Stoilov.
Vllaznia zhbllokon ndeshjen me Balajn në pjesën e parë, por goli i kapitenit të shkodranëve anulohet pas verifikimit në VAR. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.
Miqtë gjejnë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë me Ualison, ndërsa në kohën shtesë Bylisi fiton një penallti, që kthehet në gol nga Stoilov.
Bylisi fiton 2-0 në Shkodër dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve në renditje, ndërsa Vllaznia pëson një tjetër humbje në kampionat, por vazhdon që të qëndrojë në vendin e dytë me 60 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




